Duration 1:45

Drejtorite e policive fillojne shperndarjen e formulareve per pasaportat e reja - (15 Shkurt 2002)

1 036 watched
0
2
Published 6 Jul 2021

Lajme Arkiva - TV Klan 2002 Më në fund merr zgjidhje enigma e pasaportave të reja. Drejtoritë e policive kanë filluar sot shpërndarjen e formularëve çka do të thotë edhe fillimi procedurave për pajisjen e qytetarëve me mjetin e ri identifikues. Pas shumë problemesh e sorollatjesh në dyert e policisë, të interesuarit e shumtë kanë marrë në dorë sot mundësinë për të aplikuar. Formularët e rinj, me disa ndryshime nga ato më parë, janë plotësuar menjëherë nga qytetarët, të cilët kanë bërë edhe pagesën, duke shkaktuar edhe një sherr të madh para zyrave të pasaportave. Pas kësaj, ata do të presin një periudhë një mujore për të marrë në dorë pasaportën e re. Nisin procedurat për dhënien e pasaportave të reja, në qytetin e Durrësit. Në drejtorinë e policisë së qarkut të Durrësit edhe sot janë paraqitur me dhjetëra njerëz, për të dorëzuar certifikatat dhe fotografitë, si edhe për të plotësuar formularin përkatës. Ndryshe nga ditët e tjera sot punonjësit e drejtorisë, i kanë pranuar këto dokumente. Sipas Ministrisë së Rendit Publik, të gjithë kërkuesit do të pajisen me pasaportën e re një muaj pasi të jenë të regjistruar si të tillë, në drejtorinë e policisë së rrethit ku banojnë. Burime zyrtare të drejtorisë së policisë së Durrësit, pohojnë se çdo ditë do të pranohen maksimumi 70 kërkesa për pasaporta të reja. Me këtë ritëm, mendohet se do të përballohen në kohë të gjitha kërkesat./tvklan.al SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/ Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/ Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Category

Show more

Comments - 0